Agjencia Zhurnal.mk

COVID-19 frikëson SHBA/ Improvizohen spitale në New York

Pandemia e koronavirusit frikëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ekspertit të sëmundjes infektive, Anthony Fauci, mund të ketë edhe 200 mijë viktima në SHBA.

Vëmendja drejtohet veçanërisht tek New York, ku, vetëm ditën e diel, u regjistruan 965 viktima (të shtunën ishin 728). Për të menaxhuar situatën, po merren masa urgjente. Këtu bën pjesë edhe improvizimi i spitaleve në Central Park për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Objekti do të vendoset afër spitalit Mount Sinai, afër Harlem. Në spital do të ketë pajisjet e nevojshme për të trajtuar pacientët me koronavirus, ndryshe nga spitali i ngritur në Javits Center, gjithashtu në New York, i destinuar për pacientët që s’janë të infektuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...