Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Covid-19/ Gjobitet me 50 mln lekë (të vjetra) edhe ministri Blendi Klosi! Po ‘shijonte’ rrjedhjet e dhjetrave të rinjve nga LSI për tek PS

Kuçovë, Berat- Ministri i turizmi Blendi Klosi është gjobitur me masë administrative 5.000.000 lekë pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me aktin normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Takimi u bë një ditë më parë ku shumë të rinj që ishin anëtar të Partisë LSI kanë kaluar tek Partia Socialiste.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Kujtojmë se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili pak ditë më parë ka bërë thirrje policisë që të mos tolerojnë asnjë politikan qoftë edhe nga kabineti qeveritar që është në shkelje me masat anticovid.

Ndërkohë takimet elektorale në shkelje të masave anticovid të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë monitoruar nga policia. Dy ditë më parë ndodhi edhe një përplasje verbale mes policisë dhe drejtueses së LSI Monika Kryemadhi. Ndërsa dje policia ka njoftuar gjobitjen me 5 milionë lekë të ish-deputetit të LSI Endrit Braimllari.

Është gjobitur me 5 milionë lekë edhe organizatori i një takimi me Presidentin Ilir Meta në Durrës. Ai është Avdulla Deliallisi, drejtues i shoqatës ”Durrësi autokton”. Pasditen e dy ditëve më parë në sallën e teatrit ”Aleksandër Moisiu” të qytetit u zhvillua një ceremoni festive gjatë se cilës u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin ”Nderi i kombit” pas vdekjes arkeologu Vangjel Toci.

Në Divjakë dy lokale morrin nga 1 milionë lekë gjobë sepse kishin organizuar në ambientet e tyre mitingje politike të organizuara nga Partia Demokratike.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Organizoi një takim në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.

Lejoi organizimin e këtij takimi në lokalin në pronësi të tij, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i subjektit.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

D V

I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

D V

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

D V

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Infektologu Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...