Shqipëri

Covid-19 hyn edhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit, në alarm punonjësit

Zhurnal Ads

Spitali psikiatrik i Elbasanit, rezulton të jetë prekur nga Covid-19. Mësohet se kryeinfermierja e këtij spital është infektuar. Sakaq, kjo e fundin e ka patur kontakte me një pjesë të madhe të stafit të këtij spitali.

Po ashtu bëhet me dije kryeinfermierja dyshohet të ketë infektuar edhe dy pacientë.

Referuar të dhënave, në këtë spital marrin shërbim 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish.

Mësohet se prej një jave spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim.

Kujtojmë që në përditësimin e fundit të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e djeshme janë regjistruar 10 raste të reja. Nga fillimi i epidemisë numri i rasteve pozitive me Covid ka shkuar në 159, ndërsa 16 persona nuk kanë humbur jetën.

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Durrës

admin

Basha: Do ta mundim këtë të keqe dhe do ta shërojmë Shqipërinë! Të kompensohen ilaçet e pacientëve me COVID-19

S.B.

Maskat me detyrim/ Basha zbaton aktin normativ të qeverisë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...