Agjencia Zhurnal.mk
Bota

COVID-19 – Italia vendos karantinë për udhëtarët nga BE

Italia do të vendosë një karantinë pesëditore për udhëtarët nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.

Çdo udhëtar nga BE do të duhet të ketë një test negativ COVID-19 para nisjes, të respektojë një karantinë pesëditore dhe pastaj të kryejë një test tjetër në fund të kësaj periudhe.

“Kjo masë vlen për të gjithë daljet dhe hyrjet në gadishull, përfshirë shtetasit italianë”, tha një zyrtar i ministrisë.

Sipas urdhëresës së Ministrisë, data e hyrjes në fuqi e këtij kufizimi të ri është e afërt, të nesërmen e botimit në Gazetën Zyrtare dhe do të jetë i vlefshmë deri më 6 prill.

Pjesa më e madhe e vendit i është nënshtruar kufizimeve të ashpra për frenimin e rritjes së shifrave si pjesë e valës së tretë të COVID-19./ATSH

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...