Agjencia Zhurnal.mk
Bota

COVID-19, Japonia planifikon të fillojë vaksinimin në fund të muajit shkurt

Duke cituar një vendim nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, NHK News raportoi se punonjësit shëndetësor të vendit do të vaksinohen deri në fund të muajit shkurt.

Japonia planifikon të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në fund të muajit shkurt përderisa infeksionet e këtij virusi janë në rritje, me kryeqytetin Tokio që po pëson një goditje të madhe.

Duke cituar një vendim nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, NHK News raportoi se punonjësit shëndetësor të vendit do të vaksinohen deri në fund të muajit shkurt.

Japonezët e moshuar dhe ata me kushte themelore shëndetësore, përfshirë ata me sëmundje neurologjike për shkak të dëmtimit të imunitetit, do të vaksinohen deri në fund të muajit mars.

Në Japoni aktualisht ka rreth 8,2 milionë njerëz me kushte themelore shëndetësore.

Së fundmi, Japonia raportoi mbi 3.700 raste të reja të koronavirusit. Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka raportuar mbi 211 mijë infeksione, përfshirë mbi 3.100 vdekje.

Tokio mbetet qyteti më i prekur nga koronavirus, me gjithsej 54.902 raste të konfirmuara deri më tani.

Prodhuesi amerikan i barnave Pfizer javën e kaluar kërkoi që qeveria japoneze të miratojë vaksinën për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës.

Në një marrëveshje të nënshkruar më parë, Japonia pritet të marrë një furnizim prej 120 milionë dozash në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...