Agjencia Zhurnal.mk
Sport

COVID-19 këmbëkryq te Manchester City, dalin edhe tre të tjerë pozitivë

Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 te Manchester City. Ditën e sotme janë konfirmuar edhe dy futbollistë të tjerë pozitivë, portieri Scott Carson dhe i riu Cole Palmer, si dhe një pjesëtar i stafit. Të tre janë izoluar dhe nuk do të jenë në ndeshjen e mbrëmjes kundër Manchester United.

“Manchester City mund të konfirmojë që Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtar i stafit janë testuar dhe kanë dalë me COVID-19. Ata do të vëzhgohen gjatë periudhës së vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Premier League dhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjithë në klub u urojë të prekurve shërim të shpejte dhe rikthim sa më të shpejtë në punë”, shkruan Manchester City në komunikatën e bërë për mediat. Ferran Torres, Tommy dhe Eric Garcia janë lojtarët e tjerë që kanë dalë më parë me COVID-19 te City dhe janë ende në karantinë, kurse Kyle Walker dhe Gabriel Jesus e kanë përfunduar periudhën e izolimit.

Postime të ngjashme

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...