Agjencia Zhurnal.mk

COVID-19: KUJDES ME LIRINË!

Shkruan, Daut Dauti

E fituam sot lirinë, nuk ka më orë policore! Do ta shijojmë një liri pa e fitiar betejën! Pikërisht kjo duhet të na shtyjë për të menduar…

Të nderuar miq e bashkëqytetarë, kujdes me këtë lloj lirie! Sepse, lirinë nuk e kemi fituar, po atë na e dhuruan.  Midis humbjes së lirisë dhe kthimit të saj qëndron një paradoks që shumëkush nga ne ende nuk e ka kuptuar. Një grackë, hendek I thellë, ku shumë lehtë mund të biem. Prandaj kur sot mendojmë me triumfalizëm se jemi kthyer në jetë normale, duhet hapur sytë katër, më shumë se sa në fillim, kur na trembnin me arsye për rrezikun nga armiku i padukshëm Covid-19.

Por që të mos ketë keqkuptime me pasoja të rënda, duhet pasur parasysh gjerat si vijon:

Lirinë, me karantinime e izolime, na e kufizuan me arsye për shkak të rrezikut, dhe këto dy-tre muaj jemi munduar që t’i prfillim masat e vetme të mundshme dhe efikase, distancimin fizik(social) dhe mbajtjen e maskave dhe përdorimin e mjeteve higjienike. Si rezultat i kësaj, edhe pse jo me respektim absolut nga qytetarët dhe konsekuencë absolute nga shteti(reagim selektiv), nga 100 e sa raste në ditë(maksimumi) arritëm ta zvogëlojmë valën e infektimeve në rreth 20-30 në ditë. Por, Maqedonia e Veriut në rajon është pothuajse shembulli më i keq i menaxhimit të situatës me pandeminë e coronavirusit, me me shume infektime e vdekje per koke banori. Kur në Mal të Zi, Slloveni, Kosovë….pandemia u soll në 0 raste, në Maqedoni, edhe tash kur hiqen masat, vazhdon një trend “normal” infektimesh si në javët e para të pandemisë, kurse mbi 400 raste janë ende aktive…Pra, kjo flet se ne jemi shumë larg fitimit të betejës…Po çka tash?

E keqja është se motivet e shtetit dhe të qytetarëve janë në shpërputhje dhe mund të shkaktojë pasoja serioze.

E para, sepse shteti i çliroi masat për të shkarkuar shtetin dhe buxhetin nga oblgimi për pako masash sociale. Domethënë, qëllimi është që qytetarët aktivë të kthehen nëpër punët e tyre, që subjeketet e vogla, të mesme e të mëdha të biznesit të marrin përgjegjësitë e veta për të vazhduar aktivietetet dhe me këtë edhe t’u sigurojnë paga të punësuarve të vet, në vend se këtë ta bëjë shteti. Kështu do të ndihmohet edhe buxheti në vend se të merren kredi me kamata ta pafavorshme për të menaxhuar masat sociale.

E dyta, me heqjen e orës policore, mos harroni, autoritetet shëndetësore rekomandojnë kujdesin maksimal dhe vzhdimin e masave parandaluese(mbajtjen e maskave, dezinfektimin….). Këtë rekomandim shumë nga ne nuk arrijnë ta lexojnë dhe ta kuptojnë si kushtin themelor të lirimit të masave.

E treta, qytetarët, me masën kritike të skepticizmit që kanë pasur gjithë kohës një numër i madh i tyre, këtë e kanë kuptuar si BETEJË TË FITUAR ndaj coronavirusit dhe me gjasë do të shkujdesen në atë masë sa nuk do përfillim obligimin për vazhdimin e mbajtjes së maskave dhe masave tjera preventive. Këtu është rreziku, sepse nëse në punë, në tregje, supermarkete, spitale, ambulanta…, nuk mbahen maskat, atëherë gjasat për infektime të papritura do të shtohen dhe me këtë do të nisë një spiralë e re e pandemisë.

Prandaj, heqja e orës policore duhet të shoqërohet me shtimin e disiplinës qytetare, bile bile, të futet si masë ndëshkuese që të sanskionohet mosmbajtja e maskave, sepse është dëshmuar ae ato janë mjeti më i mirë i parandalimit.

Pra, qytetarë, mos u mashtroni, masat shtrënguese nuk janë hequr se e kemi fituar betejën me virusin, sepse, si tha ministri i shëndetësisë, ai është ende këtu dhe qarkullon në mesin tonë, por si një nevojë shoqërore për kthim në normalitet. Për më tepër duhet ta dimë se tash përgjegjësia shkarkohet nga shteti dhe  shkon te qytetarët. Ndaj dhe duhet ta kuptojmë si një përgjegjësi më të madhe se sa kur shteti e kishte përgjegjësinë duke vendosur kufizime.

E katërta, të mos harrojmë natyrën tinzare të corona-virusit, ai hyn në organizëm pa e ditur dhe shfaqet kur një person mund ta ketë përhapur te shumë të tjerë, e ata te të tjerët, zinxhir. Një person pozitiv, të paktën mund ta përhapë në familjen e tij, te kolegët e punës, e pastaj ata tutje me kontaktet tjera…

E pesta, hapja e kufijve, poashtu si një imperativ i normalitetit, i ka rreziqet e veta, sepse pikërisht përmes kufijve virusi ka shkuar nga një shtet në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin. Të mos harrojmë se virusi na erdhi me një a dy raste nga Italia, dhe u bënë më shumë se 2000 raste, por as Italia, e as ndonjë shtet tjetër evropian nuk e ka shpallur fitoren ndaj virusit, por lirimin e masave e bëjnë për të njëjtat motive dhe me të njëjtat parakushte të masave të kujdesit.

Pra, të kemi kujdes që pas ndonjë dite ose jave, të mos na kthehet bumerang liria e dhuruar para kohe!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!