Vijon të jetë problematike situata e pandemisë në vend, ndërsa numri i të infektuarve sa vjen e shtohet çdo ditë në vendin tonë.
Së fundmi Covid-19 ka prekur dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Qytetin e Korçës, ku ka rezultuar pozitive tre zyrtarë.
Ndërkohë që janë dhe 10 persona të tjerë të izoluar në pritje të daljes së rezultateve të testeve të kryera.
Kujtojmë se sot 4 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa 167 të tjera kanë rezultuar pozitivë.
Numri total i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 338.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.