Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

COVID-19 në vend/ Manastirliu sjell panoramën nga marsi në nëntor: Incidenca 1042 raste për 100 mijë banorë. 52% e të prekurve femra

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka sjell sot një panoramë të situatës në vend që prej muajit mars kur u vendosën masat e para kundër përhapjes së COVID-19 në vend si dhe vendimet e qeverisë.

Manastirliu tha se aktualisht janë 29 837 raste me koronavirus në vend, ndërsa incidenca është 1042 raste për 100 mijë banorë.

“Në këtë komunikim tashmë të përjavshëm me ju dua të ndalem shumë shkurt në situatën epidemiologjike në vend, në prezantimin e masave të ndërmarra deri tani në raport me masat kufizuese shtrënguese dhe masat në kuadër të strategjisë së rihapjes dhe vjeshtë-dimrit për të bërë një panoramë të plotë dhe gjithashtu të ndalemi në çfarë është aktualisht duke ndodhur në strukturat tona të kujdesit shëndetësor në programet për mbështetjen e popullatës dhe për të sqaruar ato pika kyçe për të cilat të gjithë qytetarët janë të interesuar për t’u njohur.
Aktualisht kemi të konfirmuara me diagnozën COVID-19, 29 837 raste në total, duke prodhuar një incidencë prej 1042 rastesh për 100 mijë banorë. Duke e krahasuar me rajonin dhe mesataren e Europës është më e ulët. Shtimi i rasteve të konfirmuara ka shkaktuar një rritje të mesataresh javore, prej 429 raste në javën e 45 të pandemisë prej mbi 500 raste në javën e 46. 52% e rasteve janë femra, 48% janë meshkuj. Rritje e lehtë e rasteve aktive, në 526 raste për 100 mijë banorë. për fatalitetet, aktualisht kemi 646 humbje jete. Mortaliteti më i ulët se mesatarja e vendeve të rajonit. Java e 46 me një numër më të lartë fatalitetesh. Situata në spitale, në të 3 strukturat e dedikuara për rastet COVID, aktualisht kemi të zëna 420 shtretër. 15-20% shtretër të lirë. Struktura e katërt është gati në momentin që do të kemi një zënie të shtretërve në tre strukturat e para.
Vlerësoj gjithë punën e madhe që po bëjnë mjekët. Kemi ndërmarrë 13 masa ose ndërhyrje përgjatë gjithë kësaj periudhe 9-mujore duke filluar nga marsi me vendosjen e masave të izolimit, më pas dhe ashtu sikurse e pamë Shqipëria arriti të kufizonte marrjen e virusit. na dha kohë të përgatiteshim. Kemi tre dokumente të përgatitura nga ekspertët”, deklaroi Manastirliu.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...