Agjencia Zhurnal.mk
Bota

COVID-19, nga e marta të gjitha baret do të detyrohen të mbyllen në Paris

Autoritetet vendore në Francë do të fillojnë zbatimin e masave të reja në Paris, pas rritjeve të rasteve të reja nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyra e kryeminstrit deklaroi se nga e marta të gjitha baret do të detyrohen të mbyllen në Paris, masë kjo e cila do të qëndrojë në fuqi për dy javë.

Ndërkohë, sipas këtij vendimi edhe restorantet do të duhet të vendosin protokolle të reja, në mënyrë që të qëndrojnë të hapura.

Përveç mbylljes së këtyre aktiviteteve biznesore, autoritetet inkuraojnë të gjithë në Paris që të punojnë nga shtëpia, ndërsa duhet të reduktohet numri i studentëve nëpër salla për leksione universitare.

“Këto masa të domosdoshme në luftën kundër coronavirusit në Paris do të zgjasin për dy javë”, thuhej në deklaratë.

Ndryshe, Franca regjistroi të dielën mbi 12 mijë raste të reja nga coronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 629 mijë.

Postime të ngjashme

Pluhur i dyshuar i rrezikshëm në zyrën e kryeministrit belg

S.B.

Mision i madh shpëtimi në brigjet e Bali-t

S.B.

Rusia urdhëron ushtarët të kthehen në baza pas stërvitjeve afër Ukrainës

S.B.

Suedia shtyn planin për lehtësimin e masave kundër COVID-19

S.B.

Gjermania parashikon blerjen e 30 milionë dozave të Sputnik V

S.B.

SHBA, miratohet projektligji që kufizon shitjen e armëve ndaj Arabisë S.

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...