Agjencia Zhurnal.mk

Covid-19, nisje të qeta të astronautëve drejt hapësirës

Rrugët dikur të mbushura me njerëz në qytetet e mëdha vazhdojnë të jenë kryesisht të shkreta për shkak të urdhërave për të qëndruar në shtëpi të vendosura nga autoritetet për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Trafiku është i lehtë, dhe qielli është më i kthjellët për shkak të nivelit më të ulët të ndotjes së ajrit nga makinat dhe kamionët. Por, trafiku hapësinor vazhdon të jetë normal.

Nga aeroporti hapësinor në Kazakistan, tre astronautë u nisën më 9 prill për një udhëtim gjashtë orësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata po zëvendësojnë një ekuipazh tjetër në bord të dislokuar atje para pandemisë së koronavirusit në Tokë.

Astronautja Jessica Meir ishte në mesin e atyre që do të kthehen në shtëpi.

“Është shumë surreale për të gjithë ne që të shohim këtë situatë poshtë në planetin tonë. Ne mund t’ju themi se toka ende duket po aq mahnitëse, si gjithmonë nga lartë. Me siguri do të jetë shumë e vështirë për mua të mos jem në gjendje të përqafojë disa nga anëtarët e familjes sime dhe miqtë e mi”, thotë ajo.

Frika nga COVID-19 mbajti larg turmat e zakonshme brohoritëse, por menaxheri i programit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirë për NASA-n, Kirk Shireman, thotë se nisja javën e kaluar duhej të ndodhte me ose pa praninë e një audience.

“Një vend në univers, unë do të thosha, që ju mund të studioni gjërat që ne jemi duke studiuar atje. Nëse nuk do të bënim asgjë për gjashtë muaj, ajo do të ishte një kohë e humbur. Është një nga ato mundësitë që të vijnë një herë në jetë, dhe sinqerisht në kemi nevojë të vazhdojmë fluturimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirë për të na mbajtur të sigurt këtu në planet.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...