Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Covid 19 nuk e ka origjinën nga Tregu i peshkut, deklarojnë ekspertët e OBSHsë

“Tregu i produkteve të peshkut Huanan në Wuhan, mund të ketë kushtet për të përhapur koronavirusin, por deri tani nuk ka asnjë evidencë se virusi e ka origjinën atje”, sipas ekspertit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Vladimir Dedkov.

“Tregu është shumë larg nga ajo që mendohej. Deri tani nuk është absolutisht e vërtetë që gjithçka nisi këtu. Nuk ka asnjë të dhënë për virusin. Mbase virusi u shfaq në tjetër vend, pavarësisht se këtu janë të gjitha kushtet që virusi mund të përhapet”, shton Dedkov në rrjetin social Twitter. Dedkov është edhe drejtor për punën shkencore në Institutin e Kërkimeve Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike në universitetin e Shën Pjetërburgut në Rusi.

Tregu Huanan ishte menduar totalisht se ishte vendi ku edhe Covid-19 ka patur pikënisjen e tij, por shkencëtarët nuk kanë arritur ende në një vendim përfundimtar në lidhje me rolin që tregu luajti për infektim.

Grupi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vizituar disa zona në Wuhan, duke përfshirë dy spitale ku pacientët e parë të infektuar janë shtruar dhe disa markete që mendohet se janë pikënisja e virusit.

“Është shumë i organizuar. Nuk di çfarë t’i kritikoj atyre, pasi laboratori është i pajisur në mënyrë perfekte. Është shumë e vështirë për mua të imagjinoj se diçka mund të ketë ndodhur atje”, deklaron Dedkov.

Instituti Virologjik i Wuhanit në një deklaratë të hapur shkurtin e vitit të kaluar, ka shtuar se “gjithçka e deklaruar dhe akuzat ndaj instituciont janë fjalë boshe dhe se puna e stafit ka qenë totalisht e pastër dhe perfekte”. (Edison Myrteza)

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...