Agjencia Zhurnal.mk

COVID-19 nuk merret nga ushqimi/ OBSH: Nuk ka prova për transmetimin e virusit nga produktet

Autoritetet europiane të sigurisë ushqimore kanë siguruar konsumatorët se nuk ka asnjë mundësi që virusi Covid 19 të trasnmetohet nëpërmjet produkteve.

Insitucionet kanë konfirmuar se, pas përvojave me shpërthimet e mëparshme epidemike sic ishin Sars dhe Mers, u pa se transmetimi përmes konsumit të ushimit nuk vërtetohet dhe se deri më tani nuk ka asnjë provë që koronaviusi është i ndryshëm nga viruset e tjera.

Ky konstatim bëhet i ditur edhe nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve por edhe nga Instituti Federal gjerman për vleresimin e riskut.

Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë pretendon se nuk ka provoa të tilla, por në mungesë të njohurive të plota nga ky virus, OBSH  ka rekomanduar marrjen e disa masave për për mbajtjen e distancave apo larjen e shpeshtë të duarve.

Nisur nga kjo situatë edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, apelon për përdormin e masave mbrojëse në tregtimin e podukteve ushqimore, duke përdorur doreza apo duke pranuar jo më shumë se një individ në dyqane.

Sipas AKU cdo staf  i njësive ekonomike duhet të afishojë masat brenda ambjenteve të punës, një prej tyre është edhe eleminimi i prerjes së bukës si dhe shmangja e kësaj aparature në njësitë e tregtimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...