Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Covid 19: Ritet numri i të shëruarve por jo edhe i të vdekurve

Shkup, 6 dhjetor – Zhurnal.mk – Numri i rasteve aktive me Covid në vendin tonë shënon 22538. Prej tyre, në Shkup janë 10852, në Prilep, Tetovë dhe Gostivar mbi 1000, në Kumanovë 900. Në vendet e tjera ka numra tre shifrorë të rastev eaktive.

Ritet numri i të shëruarve mirëpo nuk po ulet numri i pacientëve të vdekur. Sipas të dhënave nga raporti i djeshëm i MSH-së, u regjistruan 984 raste të reja, 24 të vdekur dhe 631 të shëruar.

Në kovid qendrat në spitale në shtet po kurohen gjithsej 881 pacientë pozitiv me kovid, prej të cilëve 445 janë në Shkup.

Ministri Filipçe potencon se epidemia ende është e fuqishme dhe ka shumë të infektuar.

“Para nesh është një periudhë e mbledhimeve dhe festave familjare. Apeloj dhe lus të gjithë të mos festojmë dhe mos të mblidhemi. Jam i bindur se vitin e ardhshëm festat e fundvitit do të festohen si gjithmonë, por sivjet të respektojmë masat dhe të mos grupohemi sepse kjo është mënyra më efikase të pengojmë përhapjen e virusit”, tha Filipçe.

Ndërkohë në Gjevgjeli ka filluar vendosja e spitalit modular ndërsa javën tjetër do të fillojë gjithashtu montimi i objekteve në Strumicë, Kumanovë, Strugë dhe Kërçovë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

Shkupjani nga Kosova tentoi të dërgojë mbi 500kg marihuanë në Turqi, kapet në Bogorodicë

T E

“Opozita në Qeveri”, Milevski: PLD nuk merr pjesë në dasmë

T E

613 gjoba për mosmbajtje të maskës

T E

Arrin dërgesa e parë e vaksinave kundër Covid 19 nga prodhuesi rus Sputnik V

T E

Oferta befasishme e Zaevit / Pluhur syve opozitës apo BDI-së ?

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...