Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

COVID-19 rriti rrezikun e lindjeve të hershme dhe vdekjen e nënave

I lindur në fillim të muajit mars, Maleku i vogël ka mbushur një muaj.

Nëna e tij, Hind Sherghin, mori lajmin se ishte shtatzënë në pandemi, si shumë gra tjera gjatë verës së kaluar.

Ajo mori lajmin në qershor, periudhë e mjegullt për gratë që shqetësoheshin për shëndetin e foshnjave gjatë shtatzënisë.

Sherghin, nënë e një djali nëntëvjeçar dhe një vajze dyvjeçare, mori ilaçe të shumta si krejt shtatzënat tjera.

Autoritetet kërkuan nga ajo që të mos bënte vizita te mjeku ose në spitale, të cilat po përballeshin me koronavirusin e ri.

Nga frika se do të infektohej dhe do të rrezikonte beben, Sherbin qëndroi në shtëpi.

Ani pse mori masa, Sherbinit iu përkeqësua gjendja në muajin gusht. Ishte diagnostikuar me pneumoni, por pas testeve u konfirmua se ishte infektuar me koronavirus.

Për muaj me radhë, ajo u shqetësua se virusi mund të ketë ndikuar keq në zhvillimin e Malekut.

“Ishte periudhë stresuese. Ani pse kisha pneumoni, gjithmonë shqetësohesha për zhvillimin e bebes, por kur mësova se ishte koronavirus, ishte një botë e panjohur dhe më stresoi edhe më shumë”, tha ajo.

Pas disa kontrolleve, Sherbin u sigurua se bebja po zhvillohej normalisht, por fakti se COVID-19 ishte një virus i ri dhe nuk dihej shumë për të rreth ndikimit te gratë shtatzëna dhe foshnjat, ishte gjë shqetësuese për nënat dhe doktorët.

“Ishte sikur të luaje lotari, nuk jam testuar më për antigjene, por isha e shqetësuar vazhdimisht. U shqetësova për familjen dhe për fëmijën që mbaja në bark, ishte përgjegjësi e madhe dhe është dashur të kujdesem për familjen dhe foshnjën”, tregon ajo.

Profesoresha Asma Khalil, është pjesë e një grupi të mjekëve që kanë studiuar ndikimin e virusit te gratë dhe shtatzënitë e tyre.

“Kemi përfshirë më shumë se 6 milionë shtatzëna nga 40 studime në 17 shtete. Kemi krahasuar shtatzëninë e tyre gjatë pandemisë dhe para saj”, thotë profesoresha Asma Khalil.

Hulumtimi ka zbuluar se numri i lindjeve të hershme dhe vdekjes së shtatzënave është rritur për një të tretën.

Numri i grave që kërkuan ndihmë për lindje të parakohshme është rritur gjashtë herë më shumë gjatë pandemisë sesa në vitin para se të niste pandemia.

Khalil thotë se lindjet dhe vdekjet nuk janë të lidhura direkt me infektimin me koronavirus, por i cilëson si efekte anësore të pandemisë.

Problemet që nuk kanë mundur të zbulohen më herët apo që të kenë pak intervenime, lindjet për shembull, kanë shkuar në pikën kur është dashur të kërkohet ndërhyrja kirurgjike.

Grupi i mjekëve kanë thënë se duhet bërë hulumtime të reja në lidhje me ndikimin e pandemisë te shtatzënat, por kanë bërë thirrje që të vaksinohen edhe ato.

Organizata Botërore e Shëndetësisë me hulumtimet e saj ka bërë të ditur se vaksina nuk është e rrezikshme për gratë shtatzëna.

Postime të ngjashme

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni qumështin tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur në rërë?

Lea Muslija

Ky medikament redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Lea Muslija

Katër simptoma të një tiroideje joaktive

Dafina Vidishiqi

Ilaçi më i mirë për djegiet nga dielli gjindet në kuzhinën tuaj

Dafina Vidishiqi

Kjo është barishtja që zvogëlon rrezikun e kancerit dhe parandalon plakjen e trurit

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...