Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Covid-19, simptoma të ftohjes ose gripit: A duhet ta vizitojmë mjekun?

Nuhatja, kolla, dhimbja e fytit dhe ethet janë simptoma të përafërta me Covid-19 dhe që ngjallin dyshime dhe pyetjen shqetësuese. A kam thjeshtë një ftohje apo jam i infektuar me koronavirus?

Në shikim të parë, simptomat e shkaktuara nga SARS-CoV-2 ngjajnë me atë që ne e njohim si grip normal.

Simptomat e shpeshta me Covid-19 janë:

  • Ethet
  • Kolla e thatë
  • Humbja e nuhatjes dhe shijes

Simptoma të tjera që ndodhin ndonjëherë e që cilësohen si simptoma të rënda, janë:

  • Dhimbjet e muskujve
  • Lodhja
  • Dhimbja e fytit
  • Problemet me frymëmarrje
  • Dhimbja e kokës
  • Pneumonia

Simptoma të rralla të COVID-19 janë edhe:

  • Diarrea (me shumë mundësi te fëmijët)
  • Një skuqje në lëkurë, ose njollë e gishtërinjve dhe këmbëve

Teshtitja nuk është një simptomë e shkaktuar nga koronavirusi. Kështu, nëse ju duhet të teshtini gjatë gjithë kohës dhe keni hundë të lëngshme, me siguri është një ftohje ose një grip sezonal i lehtë dhe normal.

Nga ana tjetër, humbja e papritur e nuhatjes dhe shijes është një simptomë shumë e zakonshme e COVID-19 dhe nuk ndodh me grip ose ftohje, edhe pse ato ndonjëherë mund të shkaktojnë humbje të aftësive ndijore të shqisave përkohësisht që të mos mund të nuhasni aroma ose shijoni.

Mbajtja e distancës, larja e duarve, mbajtja e maskave dhe ajrosja e rregullt parandalojnë përhapjen jo vetëm të koronavirusit,  por gjithashtu ndihmojnë kundër gripit dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.

Postime të ngjashme

Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes

S.B.

Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

S.B.

Vitamina B12 – arma më e fortë në luftën kundër sëmundjeve të rënda

S.B.

Parashikojnë edhe vdekjen: A e dini se çfarë janë sensorët e radarit dhe si mund të zbulojnë rrezikun nga goditja në tru dhe sulmi në zemër

S.B.

Loja ‘Tetris’: Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep në tru

S.B.

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...