Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi TOP LAJM

COVID-19/Vaksinat e para për Maqedoninë nga Serbia, nga do të vijnë dozat tjera?

Shkup, 27 janar  – Në një intervistë për Euronews Albania drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Maqedoninë e Veriut, Bekim Maksuti ka deklaruar  se ka shpresë për të marrë dozat e para të vaksinës Pfizer nga Serbia, përcjell Zhurnal.mk

Ai ka sqaruar se ky nuk është një dhurim, por një shkëmbim ndërmjet dy vendeve fqinje. “Bëhet fjalë për një numër afro 8000 vaksina që ne do të fillojmë së pari me personelin që është kritik, pra me personelin që është drejtpërdrejt në luftë me këtë virus famëkeq dhe do vazhdojmë më tej të shohim nga java e ardhshme se në ç’drejtim do të sillen edhe mekanizma të tjerë siç është COVAX-i apo vaksina kineze”, ka deklaruar Maksuti.

Sipas tij, deri në fund të kësaj jave pritet që vaksinat nga Serbia të mbërrijnë dhe të nisin procesin e vaksinimit. Ndërkohë, Marrëveshjet me Republikën Çeke, Austrinë dhe Poloninë, siç tha se Bekim Maksuti vazhdojnë të mbeten funksionale. “Kemi pasur bisedime që të marrim një dozë të konsiderueshme vaksinash nga Kina, mirëpo në atë kohë kur kemi biseduar edhe çmimi ka qenë shumë i lartë por edhe mënyra apo afati i dërrgesës dhe numri i dozave nuk ka qenë i favorshëm”, ka theksuar Maksuti teksa theksoi se deri të premten do të kemi një pasqyrë më të qartë sa i takon kësaj çështje, përcjell Zhurnal.mk

Maqedonia e Veriut është në bisedime dhe me kompanitë Moderna dhe AstraZeneca por janë ende në pritje për një lajm nga ata rreth kohës kur mund të vijnë dozat e vaksinave dhe sasisë. Ndër të tjera drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Maqedoninë e Veriut ka theksuar edhe vigjilencën që duhet të jetë më e lartë nga ana e Bashkimit Europian. Sipas tij situata e tensionuar nuk vjen si pasojë e mosorganizimit të qeverisë apo mekanizmave të tjerë por nga mungesa e solidaritetit e prodhuesve me vendet e vogla. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...