Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Covid 19 vazhdon të mer jetë, a ka shpresë me ilaçin “Favirapir”?

Shkup, 23 nëntor – Zhurnal.mk – Çdo ditë po vdesin numër i madh i qytetarëve nga covid 19 në vendin tonë. Dje u regjistruan 1112 raste të reja dhe 24 të vdekur, informon Zhurnal.

Në Maqedoni në shtatë ditët e fundit nga virusi kanë ndëruar jetë madje 230 persona.

Rekordin e kemi arritur të hënën, më 16 nëntor kur u regjistruan 40 persona, derisa të premten më 20 nëntor, luftën me Covid e humbën 39 persona.

Numri i përgjithshëm deri tani i të vdekurve nga epidemia shënon 1511.

Ndërkohë spitalet private “Sistina”, “Remedika” dhe “Zhan Mitrev” do të shndërrohen në kovid qendra.

Gjithashtu, pritet që Agjencia për ilaçe të miratojë importimin e ilaçit antivirus “Favirapir”. Medikamenti të cilin tanimë e kërkojnë të sëmurit me covid, duhet të arrijë nga e hëna e ardhshme.

Qendra për menaxhim me kriza do të mbajë seancë ku duhet të shqyrtohet plani i Ministrisë së Shëndetësisë, se cilat objekte duhet të sigurohen.

Në sigurimin e objekteve do të përfshihet Armata ndërsa do të asistojë dhe policia.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ziadin Sela ngushëllon shqiptarët për humbjen e Mulla Mahmud Asllanit

R Zh

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...