Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Shkup, 23 qershor – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.466 teste, ndërsa janë regjistruar pesë raste të reja me KOVID-19. Janë regjistruar tetë pacientë të shëruar dhe një i vdekur në spital. Numri i rasteve aktive është 251, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të reja me KOVID-19 nga Shkupi 3, Kumanova dhe Tetova – nga 1.

Janë regjistruar tetë pacientë të shëruar nga: Shkupi dhe Tetova – nga 2, Kërçova, Gjevgjelia, Vallandova dhe Demir Hisari – nga 1.

Është regjistruar një person i vdekur nga Kërçova (39 vjet), i cili ndërroi jetë në spital.

Janë bërë 2.466 teste përmes: ISHP-129, QSHP Shkup-51, QSHP Manastir-63, QSHP Prilep-25, QSHP Tetovë-14, QSHP Kumanovë-36, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësia Ligjore-3 spitali laboratorik Kozle-0, UK Pulmonologji me alergologji-0, SPQ 8 Shtatori -11, Instituti i Mikrobiologjisë-42, ASHAM-39, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -85, Avicenna-153, Biotek-161, Sistina- 106, laboratori Laor-172, Sinlab-8, Remedika-18, Fertiliteti-35, Genea-13, Nikob lab-370, VFV Medical-14, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 918.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 861.692 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 155.645, numri i pacientëve të shëruar është 149.916, i të vdekurve është 5.478, ndërsa numri rasteve aktive është 251.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja nëpër qytete është si në vijim: Shkup – 92, Kumanovë – 34, Tetovë – 24, Prilep – 22, Ohër dhe Kërçovë nga 16, Gostivar – 7, Manastir dhe Strumicë nga 6, Kriva Pallankë – 5, Veles dhe Vinicë nga 4, Kratovë – 3, Radovish dhe Demir Hisar nga 2 dhe Shtip, Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Dellçevë, Dibër, Krushevë dhe Makedonski Brod nga një.

Pa raste aktive janë Kavadari, Negotina, Sveti Nikolla, Resnja, Berova, Probishtipi, Vallandova, Bogdanci, Demir Kapia, Pehçeva, Makedonska Kamenica dhe Dojrani.

Postime të ngjashme

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...