Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

“COVID Bandit” lë 4,600 dollarë bakshish për stafin e një restoranti në Kolorado – lë edhe një mesazh

Një person anonim që ka lënë bakshishe të mëdha për anëtarët e stafit të restoranteve gjatë pandemisë së coronavirusit është shfaqur përsëri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi i njohur si “COVID Bandit”, së fundmi vizitoi Restorantin Flagstaff House në Boulder, Colorado, sipas faqes së restorantit në Facebook.

Dhe të dielën, restoranti postoi një fotografi të një fature të nënshkruar nga “COVID Bandit” me një bakshish prej 4600 dollarësh në një vakt që kushtoi 1,047,84 dollarë.

Përveç tjerash, ai gjithashtu shkruajti që “bakshishi i madh duhet të ndahet midis të gjithë punonjësve”.

Sipas CBS4, secili punonjës mori 200 dollarë nga bakshishi.

“Faleminderit, COVID Bandit!” ka shkruar në Facebook, Flagstaff House Restaurant.

“Ne jemi shumë mirënjohës, fjalët nuk mund të përputhen me këtë akt mirësie. Viti i kaluar sigurisht që ka qenë një sfidë dhe momente të tilla nuk do të harrohen. Një kujtesë e mrekullueshme për të gjithë ne që të mbështesim komunitetet tona lokale dhe ta paguajmë përpara kur është e mundur!”.

Postime të ngjashme

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

Vdes babai i 89 fëmijëve me 38 gra

Zekirija Haxhiu

Vendi ku nuk ka rënë shi që 400 vjet

Dafina Vidishiqi

Vula 7.000-vjeçe në Izrael mund të ishte përdorur për nënshkrimin e dërgesave

Dafina Vidishiqi

Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...