Shqipëri

COVID19 dhe gripi, Manastirliu: Dyfishojmë kapacitetet spitalore, urgjencat kirurgjikale tek Trauma

Zhurnal Ads

“Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jenë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital” .

Lajmi u dha nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës, e cila, veç rasteve të Traumës, ka përballuar edhe të gjithë urgjencat kirurgjikale, të spitalit universitar “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”.

Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një flusk të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me planin vjeshtë-dimër, kur pritet dhe sezoni i gripit dhe COVID19, sistemi shëndetësor po përgatitet me kapacitete të shtuara për të përballuar situatën.

“Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se aktualisht janë 30% kapacitete të lira në dy spitalet COVID, ndërsa në total janë 500 shtretërve në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet COVID si dhe do të dyfishohen shtretërit, duke përfshirë edhe disa spitale rajonale nëse do të jetë e nevojshme.

Postime të ngjashme

Zhduket pa lënë gjurmë një 51-vjeçar nga Kurbini, policia në kërkim prej disa ditësh

admin

Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 692 qytetarë pa maska

S.B.

Babai plagos djalin dhe merr peng anëtarët e familjes në Malishevë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...