Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

“Covidi i gjatë” është pasojë e dëmtimit të konsiderueshëm të mushkërive

Zbulimet sugjerojnë se coronavirusi nuk është vetëm një sëmundje e shkaktuar nga vdekja e qelizave të infektuara nga virusi, por ndoshta është gjithashtu pasojë e këtyre qelizave anormale që mbeten në mushkëri për një kohë të gjatë

Ekipi i shkencëtarëve ka analizuar mostrat e indeve të mushkërive, zemrës, mëlçisë dhe veshkave të dyzet e një pacientëve të vdekur nga coronavirusi në Spitalin Universitar të Triestes, transmeton Telegrafi.

– Supozojmë se një nga arsyet e të ashtuquajturit “covid i gjatë” është shkatërrimi i konsiderueshëm dhe i përhershëm i indeve të shëndetshme të mushkërive.

Edhe nëse pacienti shërohet nga pasojat e coronavirusit, dëmi që bën sëmundja mund të jetë i madh – tha Mauro Giacca, profesor në King’s College të Londrës dhe një nga bashkautorit e studimit.

Rritja e provave nga e gjithë bota sugjeron që më pak pacientë që i kanë mbijetuar coronavirusit dhe që konsiderohen të shëruar nga infeksioni fillestar mund të përjetojnë një sërë simptomash më të përhershme.

Të tilla simptoma janë lodhja, gulçimi dhe e ashtuquajtura mjegull mendore (brain fog) një gjendje e panjohur mjekësore, por është një etiketë gjithnjë e më popullore për një grup simptomash që mbulojnë nivel të ulët energjie, nervozizëm, lodhje, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke, harresë, mungesë motivimi, depresion, ankth dhe konfuzion.

Kjo gjendje shpesh quhet “COVID i gjatë”.

Postime të ngjashme

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

S.B.

Është konstatuar: Kjo është pija më e mirë për zbutjen e kollës!

S.B.

Njihuni me simptomat e para të migrenës

S.B.

Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil

S.B.

Ndiq këshillat e neurologëve: Ç’duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

S.B.

Antitrupat ndaj COVID-19 mund të mbrojnë nga ri-infektimi më vonë, sugjeron studimi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...