Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është ende pozitiv për Covid, por raportet në Itali pretendojnë se ai mund t’i japë fund vetë-izolimit në tre ditë pasi ai nuk ka asnjë simptomë.
Ylli portugez doli pozitiv për voronavirus më 13 tetor dhe akoma nuk ka rezultuar negativ.
Ronaldo kurrë nuk ka pasur simptoma dhe ka qëndruar në karantinë për 18 ditët e fundit.
Sipas Tuttosport, protokolli i miratuar nga komiteti teknik-shkencor në Itali lejon që njerëzit asimptomatikë me një ngarkesë të ulët virale të lënë vetë-izolimin pas 21 ditësh pasi është e pamundur që ata të infektojnë njerëz të tjerë.
Sulmuesi i Juventusit, megjithatë, nuk lejohet të luajë ende derisa të ketë një provë negative.
35-vjeçari mund të kthehet në stërvitje të martën, sipas raportit, edhe nëse protokolli i UEFA nuk mund ta lejojë atë të stërvitet me pjesën tjetër të grupit në prag të një loje të Champions League nëse ai përsëri rezulton pozitiv.
Juventus pritet të përballet me Spezia të dielën dhe Ferencvaros në Ligën e Kampionëve të Mërkurën.
Ronaldo duhet të dali negativ 48 orë para një ndeshje në Serie A dhe 24 orë para një ndeshje të Ligës së Kampionëve për të qenë i gatshëm për lojë.
Ronaldo humbi tre ndeshjet e fundit të Juventusit duke përfshirë një humbje 2-0 në shtëpi kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.