Crvenkovska: Për përgjegjësinë e gjykatësve na kanë arritur 480 ankesa

Shkup, 1 tetor – Në Këshillin Gjyqësor ka rreth 480 ankesa për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve të parashtruara nga qytetarë, persona juridikë, organizata joqeveritare.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska në intervistë për MIA-n tha se të gjitha ankesat janë shpërndarë te anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe se për aq numër të ankesave nevojitet kohë më e gjatë derisa i kalojnë të gjitha, ndërsa në ndërkohë vazhdimisht mbërrijnë të reja.

“Këshilli Gjyqësor një herë në muaj mban mbledhje dedikuar ankesave të qytetarëve dhe në ato mbledhje merren vendime për dhjetëra lëndë, pasi paraprakisht anëtarët e Këshillit do të referojnë për çdo ankesë veçmas”, sqaron Cërvenkovska.

Ajo në intervistë tha se për momentin kemi rreth 490 gjykatës, që domethënë më shumë nga mesatarja evropiane, por edhe se në situatë të këtillë kemi gjykata joazhurnuese, të cilat nuk mbërrijnë t’i kryejnë të gjitha lëndët.

“Nëse numri i gjykatësve ulet, atëherë në mënyrë proporcionale do të rritet numri i lëndëve të pazgjidhura dhe ne vazhdimisht do ta ngarkojmë gjyqësorin me lëndë të reja”, tha Cërvenkovska.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor nuk pajtohet me disa përfundime dhe mendime nga monitorimi i bërë për punën e Këshillit Gjyqësor, sepse, sipas saj, nuk korrespondojnë me situatën reale, në situatat reale që janë në Këshillin Gjyqësor.

Të gjithë intervistën me Kryetaren e Këshillit Gjyqësor MIA do ta publikojë nesër.

Related posts

Gjithsej janë aplikuar 1.590.219 doza të vaksinave, rivaksinohen 46 për qind e qytetarëve të moshës madhore

Redaksia

18 raste të reja me Covid dhe 7 të shëruar

Z H

Takim i bujqëve me përfaqësues të MBPEU-së dhe FSHBU-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More