Agjencia Zhurnal.mk

Cucullovski: Nëse BDI nuk arrinë të formojë Qeveri, dtth se nuk janë faktor kyç për funksionim të shtetit

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Profesori Ljubomir Cucullovski ka dhënë opinionin e tij rreth asaj sa ka kapacitet dhe sa ka rol Bashkimi Demokratik për Integrim për formimin e qeverisë, edhe sivjet por edhe herave tjera, informon Zhurnal.

Sipas Cucullovskit, nëse këtë radhë BDI nuk arrinë të formojë qeveri as me LSDM-në e as me VMRO-DPMNE-në, kjo do të thotë se shteti mund të funksionojë edhe pa BDI-në.

Sipas tij, mos arritja eventuale e BDI-së për të formuar Qeveri, nënkupton dy gjëra:

  1. se BDI nuk ka fuqi të mjaftueshme për të formuar Qeveri e as të bëjë kryeministër të saj.
  2. se LSDM dhe VMRO-DPMNE, nëse koalicionojnë mes vete (sipas të gjitha ligjeve) të formojnë qeveri dhe të zgjedhin kryeministër.

Prej këtu, sipas profesorit, bie poshtë teza se BDI është çelësi i stabilitetit në Maqedoni. Përpos, siç shton ai, kuptohet nëse BDI vendosë për destabilizim të Maqedonisë.

“Këtë duhet ta kenë në mendje të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët angazhohen që Maqedonia të ndërtohet si shtet i drejtë, dtth, sipas Kushtetutës dhe ligjet që dalin nga ajo. Gjithçka tjetër do të ishte jashtë legjislativës pozitive. Njëkohësisht, duhet të jetë e qartë se kryeministër i Maqedonisë mund të jetë kushdo, i cili me të vërtetë i përmbushë kriteret kushtetuese dhe ligjore, pavarësisht përkatësisë së tij partiake, etnike, fetare, gjinore apo çfarë do tjetër përkatësie”, shkruan Cucullovski.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...