Agjencia Zhurnal.mk

Çulev dhe Petrovska pa marrëveshje për SPB – Shkup, ligji për qeveri teknike parashikon nënshkrime të ndërlidhura

Shkup, 11 janar, zhurnal.mk – Një javë pas zgjedhjes së qeverisë së re teknike filluan ndryshimet kadrovike, në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës. Në MPB dje janë emëruar dymbëdhjetë drejtues dhe 12 zëvendësudhëheqës plotësues të departamenteve dhe sektorëve në përputhje me nenin 44 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, Ministri Naqe Çulev dhe zëvendësministri plotësuese Sllavjanka Petrovska nuk ranë dakord për pozicionin e drejtuesit të të SPB Shkup.

MPB pas mbledhjes ku mori pjesë ministri Çulev, zëvendësministrja plotësuese Petrovska, zëvendësministri Agim Nuhiu dhe drejtori i Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski kumtoi se 12 udhëheqës dhe 12 zëvendësudhëheqës plotësues të Sektorëve në Ministrinë për Punë të Brendshme, (MPB) janë emëruar sot, në pajtim me nenin 44 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë pajtim për kandidatët për udhëheqës dhe zëvendësit e tyre plotësues ministri Çulev dhe zëvendësja Petrovska, kanë pasur për të gjithë emrat, përveç për një, e ai është propozimi i Çulevit që shef i SPB – Shkup, të jetë Risto Stavrevski. Mirëpo, emri i tij si i emërtuar në këtë pozitë megjithatë figuron në kumtesën e MPB-së, por vetëm me një nënshkrim.

Të harmonizuara janë edhe qëndrimet e Çulevit dhe Petrovskës, për shefat dhe zëvendësit e tyre në SPB-Ohër, Shtip, Manastir, Veles, Strumicë dhe Departamentin për Punë të Brendshme – Prilep. Përpos nënshkrimeve për këto pozita, Çulev dhe Petrovska, i kanë nënshkruar edhe ndryshimet për pozicionin e Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standardet profesionale, Sektorin për operacione speciale në BSP, Sektorin për shkatërrimin e krimit organizuar në BSP, Njësinë Intervente të kuadër të SPB-Shkup, si dhe eprorin e njësisë për detyra speciale në Sektorin për operacione speciale policor në BSP.

Zëvendësministrja plotësuese Sllavjanka Petrovska, në deklaratë për MEDIAL-n, thotë se ajo nuk e ka nënshkruar vendimin për emërtimin e Risto Stavrevskit, si shef i SPB- Shkup, por vetëm për zëvendësshefin e SPB-Shkup, Toni Jakimovski. Ajo thotë se në kumtesën e MPB-së, Stavrevski, përmendet si i emëruar, por pa nënshkrimin e saj.

Ajo për MEDIAL-n, thotë se është vendosur për këtë hap për shkak se Stavrevski, dëgjohet në një audio incizim se si bën presion mbi votues.

Petrovksa për MIA-n potencoi se në pajtim me dispozitat ligjore nevojiten dy nënshkrime, për shkak se ajo është e paraparë për vendimet e të gjitha ministrave dhe zëvendësministrave plotësues në Qeverinë teknike.

“Nuk mund të pajtohem me propozimin e tyre. Sipas ligjit ministri propozon, sipas ligjit kemi nënshkrime të lidhura”, thotë Petrovska, dhe shton se është e logjikshme se nëse nënshkrimi i saj është i duhur për emërtimet tjera, të jetë i duhur edhe për këtë propozim.

Në takimin e djeshëm të punës në MPB, Ilija Mileski është emërtuar si epror i SPB-Ohër, ndërsa Sasho Smileski, si zëvendësministër plotësues, pastaj Aleksandar Nikollov, është caktuar në krye të SPB-Shtip, ndërkaq Marjan Kocev, si zëvendës plotësues. Tutje, Andrej Vasilevski, është emërtuar si shef i SPB-Manastir, përderisa Sllavko Jovanovski, si zëvendës plotësues, respektivisht Trajçe Georgievski, është emërtuar për epror në DSP- Prilep, e cila funksionon në kuadër të SPB-Manastir, ndërkaq Igor Karaviloski, zëvendës plotësues. Dhe, Igor Angellovski është shef i ri i SPB-Veles, ndërsa Zllate Janevski, si zëvendës plotësues, gjegjësisht Vasill Todorov, është emërtuar për shef të SPB-Strumicë, ndërsa Tanço Projokovski, si zëvendësplotësues në këtë Sektor.

Filip Filipovski, do të jetë ndihmësministër në Departamentin për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale. Zëvendës plotësues në këtë departament do të jetë Dejan Andonov. Pastaj Sasho Zengovski, është caktuar shef i Departamentit për operacione speciale të policisë në BSP, ndërsa Branko Trajanovski, si zëvendës i tij plotësues. Ivica Bisovski, është emërtuar në vendin e punës epror në njësinë për detyra speciale në Departamentin për operacione speciale në BSP, respektivisht Mitko Tanevski, si zëvendës epror plotësues. Aleskandar Janev, është emëruar shef në Departamentin për shkatërrimin e krimit të organizuar në BSP, respektivisht Llazo Vellkovski si zëvendës i tij plotësues. Njësinë e re Intervente në SPB-Shkup, do udhëheq Vasko Naumovski, përderisa zëvendës plotësues i tij do të jetë Premisllav Dimovski.

Në kumtesën e MPB, ministri Çulev dhe zëvendësministrja plotësuese Petrovska, kanë potencuar se ligjet patjetër duhet të respektohen dhe të përmbushet qëllimi primar, (krahas standardeve të garantuara për rendin dhe qetësinë publike) organizimi i zgjedhjeve të rregullta dhe të drejta më 12 prill.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...