Agjencia Zhurnal.mk

Çulev: Dy policët do të ndëshkohen sipas ligjit, i treti nuk ishte polic, gjobë 800 euro për të

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – Lidhur me fotografitë e publikuara në disa media ku shihen disa të rinjë në uniformë policore, dhe në ato foto mbishkrime ofenduese lidhur me vendimet e Qeverisë, ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev bënë të ditur se MPB ka ndërmarë të gjitha masat për vërtetimin e gjendjes faktike dhe sanksionimin e tyre.

Ministri Çulev bënë të ditur se në fotografinë ku shihen dy persona me uniformë, ato dy janë pjesëtarë të policisë dhe kundër tyre do të ngritet procedurë adekuate nga ana e kontrollit të brendshëm, ndërsa për masat do të informohet më tej opinioni.

Derisa për personin i cili u kërcënua se do t’i rrahë qytetarët pas orës 9, bëhet fjalë për person i cili në të vërtetë nuk është polic, e kundër të cilit do të ngritet padi penale dhe do të gjobitet me 800 euro. Kjo përshkak se rrejshëm është paraqitur si polic në rrjetet sociale.

Ministri Çulev apelon deri tek qytetarët dhe zyrtarët policorë të kenë kujdes me postimet e tyre në rrjetet sociale, sepse në të kundërtën do të gjobiten./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...