Agjencia Zhurnal.mk

Çulev: Karantina për vikend nuk ishte zgjidhja ideale por gjithsesi duhet të respektohet

Shkup, 5 qershor – Zhurnal.mk – Ministri i punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot për festën e “shpirtrave”, apeloi deri tek qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave për mbrojtje nga Covid 19, dhe kufizimin e lëvizjes, informon Zhurnal.

Ai shprehet se vendimi për izolim 3 ditor për vikend nuk ishte zgjidhja ideale por gjithsesi e njejta duhet të respektohet.

“Këtë vit këto dy festa i kalojmë në rrethana krejtësisht të ndryshme, me sfida serioze. Të mbrojmë shëndetin tonë nga virusi Covid 19. Jam i vetëdijshëm se vendimi aktual për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nuk është ideale, por duhet të respektohet. Numri i rritur i personave bartës të virusit është fakt që nuk guxojmë ta injorojmë. Por, ky numër na obligonn të gjithë neve që jemi bartës të funksioneve politike dhe publike, vendimet t’i sjellim vetëm në bazë të argumenteve, dhe jo politikave ditore, veçanërisht ato vendime që janë lidhur me mbrojtjen e qytetarëve”, ka shkruar Çulev.

Ai thotë se të gjithë jemi përgjegjës për shëndetin personal dhe atë publik, dhe se disiplina është karakteristikë e njerëzve të mëdhenj.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!