Agjencia Zhurnal.mk

Çulev: Parregullsi në MPB me resurset njerëzore, mbi 1800 vendime joligjore

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Ministri për Punë të Brendshme Naqe Çulev, flet për parregullsitë me resurset njerëzorë në MPB. Ai njoftoi se ka formuar një Komision të posaçëm, ndërkohë që ka njoftuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Në komision sipas Çulev janë përfshirë edhe përfaqësuesit e sindikatës së policisë.

Komisioni ka shqyrtuar mbi 1800 vendime me çrrastë ka konstatuar shumë shkelje, përfshi Marrëveshjen kolektive dhe Ligjin për Punë të Brendshme.

“Me ardhjen time në MPB, punoj dhe angazhohem që ligjet të vlejnë për të gjithë njësoj. Dua të porosis se ka përfunduar koha e presioneve dhe dhënia e vendimeve në bazë joligjore”, tha Çulev.

Ndërkohë i pyetur se çfarë ndërmerr MPB-ja rreth rastit “Dhoma Publike”, Çulev theksoi se MPB-ja menjëherë pas marrjes së informatave ka njoftuar prokurorinë dhe janë grumbulluar të gjitha informatat rreth profileve dhe fotografive. Bëhet fjalë për 800 foto dhe video materiale. Është dërguar kërkesë deri tek telegram me seli në Britani. Ka dy administrator dhe dy moderator të cilët kanë shkelur Ligjin.

“Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim detaje. Bëhet fjalë për 8 mijë anëtarë. Por fokusin e kemi në ata që kanë publikuar dhe jo tek ata të cilët janë vizitor të kësaj “Dhome Publike”. Nuk mund të merremi me 8 mijë anëtarë. Ajo që mund të them është se fotot janë marrë nga rrjetet sociale”, tha Çulev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...