Agjencia Zhurnal.mk

Çulev: Policia nuk do të lejojë parregullsi zgjedhore

Shkup, 2 korrik – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi sot i vizitoi njësitë për punë të brendshme Gjorçe Petrov dhe Çair, me ç’rast realizoi takime pune me udhëheqësit e të dyja njësive për punë të brendshme, duke u bërë apel të dyja njësive seriozisht dhe profesionalisht të qasen ndaj organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Parregullsitë zgjedhore eventuale do të jenë goditje e drejtpërdrejtë ndaj reputacionit, para së gjithash, të policisë, ndërsa pastaj edhe të shtetit, ka potencuar Çulevi, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Çulevi theksoi se nevojitet që nëpunësit policorë të veprojnë maksimalisht në mënyrë profesionale dhe joselektive në çdo rast ku ekzistojnë elemente të veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, pa dallim të përkatësisë politike për ata që do ta shkelin ligjin, duke pasur parasysh se këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe për perspektivën evropiane të vendit.

“Lufta pa kompromis kundër të gjitha llojeve të parregullsive zgjedhore do ta konfirmojë vendosmërinë e vendit tonë që t’i përmbushë të gjitha standardet të cilat nevojiten për fillimin e negociatave për hyrje në BE, ka deklaruar ministri Çulevi.

N[ takimet është konstatuar se gjendja e sigurisë në të dyja zonat është e mirë dhe në periudhën e kaluar nuk janë evidentuar vepra më të rënda panele, përveç rasti në Gjorçe Petrov ku ishte hedhur një mjet shpërthyes në një objekt afarist, i cili është në pronësi të prindërve të bartësit të listës të një partie politike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!