Çulev thotë se nuk ka ditur asgjë nga skandali diplomatik

Shkup, 6 shtator – Ish-ministri i MPB-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Naqe Çulev u shpreh i habitur se pse të ministri Spasovskit të gjitha gabimet katastrofale, lëshimet dhe jopresionalitetin e kërkon tek ai.

 

Sipas tij, edhe Spasovski është i vetëdijshëm por nuk dëshiron ta pranojë fajin për numrin e madh të skandaleve që në vazhdimësi tundin MPB-në dhe shtetin dhe se kjo ndodh vetëm nga Spasovski dhe njerëzit rreth tij.

“Roli im si ministër teknik në Qeveri ishte zbatimi i zgjedhjeve parlamentare. Në atë periudhë të shkurtër dhe pengesat ishin pengesë për të zbardhur krimet ku janë të përfshirë edhe strukturat më të larta në MPB. Për këtë do të vijë edhe koha. Jam i bindur se drejtësia do të arrijë tek ai dhe secili që ka punuar në kundërshtim me ligjin”, tha Çulev.

Ai tha se me këtë veprim është keqpërdorur besimi i qytetarëve dhe ka dëmtuar imazhin e shtetin dhe europerspektivën e vendit.

“Deri sa unë isha ministër, asnjë ka piunët e Spasovskit nuk dha infromacion për krim të parametrave ndërkombëtar. Gjithashtu asnjë institucion shtetëor nuk më njoftoi për skandalin. Nëse dëshiron fajin ta kërkojë te dikush, le ta kërkojë te kuadrot në Qeveri dhe te vetja e tij”, tha Çulev.

Related posts

Arsovski: Kuvendi debaton për rezolutën e VMRO-së, linjat tona të kuqe janë të qarta

Z H

Filipçe: Ka numër të madh të të sëmurëve, por situate është stabile, restriksione të mundshme në vjeshtë për të pavaksinuarit

D V

Mot me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren me vranësira të vogla deri në mesatare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com