Agjencia Zhurnal.mk

Cupra Ateca bëhet më e fuqishme se Audi RS Q3 i ri

Kompania që merret me modifikimin e veturave, McChip-DKR, prezanton paketën e saj të re e cila është e dedikuar për përforcimin e SUV-it të Seatit, Cupra Ateca.

Cupra Ateca, normalisht, ka motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 221 kW/300 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5,2 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 247 km/h.

McChip-DKR për Atecan ofron tri paketa. E para përfshinë përcforcimin në 257 kW/345 kuajfuqi, e dyta në 276 kW/370 kuajfuqi si dhe e treta në 349 kW/468 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Me këtë rast, Ateca bëhet më e fuqishme se Audi RS Q3 i ri.

Gjithashtu, McChip-DKR nuk ka zbuluar të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale e këtyre tri ofertave që i ofron për Cupra Ateca.

Image

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...