Cvetkovska: E dimë tashmë si të funksionojnë në kushte të këtilla, shpresojmë edhe se së shpejti do të kthehemi në bankat

Shkup, 23 shtator – Studentët e universitetit më të vjetër dhe më të madh në vend të premten e ardhshme do të fillojnë vitin e ri akademik 2021/2022 me mësim të kombinuar në semestrin dimëror – prani onlajn dhe fizike, sipas vendimit të mëvetësishëm të secilit prej 23 fakulteteve të UQM-së dhe në varësi nga madhësia e grupeve dhe specifikat e programeve të studimit.

Për ligjëratat me prani në fakultetet e Universitetit “Sh. Qirili dhe Metodi” nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi ose test PCR dhe, për shkak të mungesës së protokollit universal për arsimin e lartë, do të zbatohen masat e përgjithshme për mbrojtjen nga virusi – maska mbrojtëse, dezinfektim dhe distancë fizike.

Kryetarja e Parlamentit studentor universitar të UQM Eva Cvetkovska në intervistën për MIA-n shprehet se pret që ky vit të jetë më i mirë për fakultetet që, si edhe shkollat, ishin të mbyllura për mësim nga 11 marsi i vitit 2020 dhe studentët ishin të pranishëm fizikisht në sesione të provimeve.

Për një vit të suksesshëm, Cvetkovska shpreson që studentëve do t’u ndihmojë edhe platforma e re e integruar “Ilearn” që mundëson komunikim të vazhdueshëm të drejtpërdrejtë me profesorët e lëndës.

Kryetarja e PSU të UQM shprehet se vitin e kaluar nuk ka pasur pengesa më të mëdha me realizimin e mësimit, por problem më i madh ka qenë demotivimi i studentëve.

“Shpresojmë që kur tashmë të dimë si të funksionojmë në këto kushte, ky vit do të jetë edhe më i mirë me platformën e re, dhe sa më shpejtë të kthehemi sërish në bankat tona”, tha Cvetkovska, e cila është në vitin e fundit të studimeve të magjistraturës nga e drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtën e BE-së në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.

Një muaj më parë, ju njoftuat se në semestrin dimëror të vitit akademik 2021/2022, do të aplikohet një model i kombinuar i mësimit (onlajn dhe me prani fizike) pasi që anketa që keni realizuar tregoi ndarje të studentëve lidhur me këtë çështje. A keni të dhëna sipas fakulteteve për numrin e studentëve sipas mënyrës në të cilën ata do të ndjekin ligjëratat?

– Çdo fakultet ka të drejtën të vendosë nëse mësimin do tazhvillojë me prani fizike apo onlajn. Gjithçka varet nga specifikat, nevojat dhe mundësitë e dhëna. Disa fakultete, për shembull Mjekësia, Elektro, etj., kanë ushtrime të detyrueshme që i kryejnë me prani fizike duke i grupuar studentët në grupe më të vogla.

Në disa fakultete, nga ana tjetër, ka grupe me numër më të vogël, më shpesh janë ato grupet e studimeve master ose drejtime me më pak studentë. Ato lejojnë mësimin me

prani fizike, ndërsa grupet e tjera në fakultetin e njëjtë janë me numër shumë të madh, kështu që për ta mësimi do të zhvillohet onlajn.

A do t’u kërkohet studentëve të kenë certifikatë vaksinimi ose test PCR për prani fizike në ligjëratat?

– Nuk kanë obligim për certifikatë ose test, obligimi i vetëm është të zbatojnë dhe respektojnë protokollet për mbrojtje nga KOVID-19. Studentët po mësojnë gjithnjë e më shumë edhe për pikën e vaksinimit në UQM dhe interesi po rritet çdo ditë e më shumë.

Shpresojmë dhe apelojmë te studentët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që na është dhënë me pikën, në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt në mësimin me prani fizike.

A keni marrë përgjigje ndaj kërkesës tuaj për të saktësuar në mënyrë plotësuese Vendimin për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të radhës, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim dhe mbrojtje nga KOVID-19 në arsimin e lartë?

– Komisioni për sëmundje ngjitëse arriti konkluzionin se çdo universitet/fakultet duhet të përgatisë në mënyrë të mëvetësishme protokollin e vet duke u bazuar në specifikat e tyre për mbajtjen e mësimit.

Në protokollet për punë duhet të përfshihen kërkesat themelore të detyrueshme: mbajtja e detyrueshme e maskës mbrojtëse në hapësira të mbyllura, mbajtje të distancës fizike prej një deri në dy metra, higjienë të duarve me dezinfektim të detyrueshëm para hyrjes në amfiteatro, mosgrupimi i numrit më të madh të njerëzve, etj.

Me kërkesë të PSU UQM për digjitalizimin gjithëpërfshirës të Universitetit, nga ky vit akademik do të implementohet platforma e mësimit në distancë “Ilearn”. Çfarë do t’u mundësojë kjo studentëve dhe cilat janë përfitimet në raport me veglat mësimore onlajn që janë përdorur deri tani?

– “Ilearn” është platformë e integruar e mësimit në distancë ku studentët do të mund të paralajmërohen në të ashtuquajturat kurse në fakultetin e tyre.

Platforma do t’u mundësojë studentëve komunikim të vazhdueshëm të drejtpërdrejtë me profesorët e lëndës, do të jenë në gjendje të ndjekin ligjëratat përmes teams (nga këtu edhe të integruar), do t’u jepen si shtojcë burime dhe materiale për mësim, kumtesa, pyetësorë, etj.

Sa janë të kënaqur studentët me mënyrën në të cilën u realizuan ligjëratat dhe sesionet e provimevenë në periudhën e kaluar prej një viti e gjysmë që nga shfaqja e KOVID-19, a mbërrijnë ankesa prej tyre në PSU të UQM dhe me çfarë kanë të bëjnë ato më shpesh?

– Është fakt se ligjëratat onlajn nuk mund të japin cilësinë që mund të japë mësimi me prani fizike. Megjithatë, fakultetet arritën disi të përshtaten me situatën e sapokrijuar.

Nuk kishte probleme të mëdha me realizimin e mësimit, përkundrazi ishte demotivimi që pushtoi studentët. Shpresojmë që kur dimë tashmë si të funksionojmë në këto kushte, ky vit do të jetë edhe më i mirë me platformën e re, e edhe se sa më shpejt të jetë e mundur do të kthehemi sërish në bankat tona.

Related posts

Sela për idenë e BDI-së për presidentin shqiptar: Gënjeshtrat e radhës e një njeriu që po lajthit dita-ditës

D V

Kopshtet e fëmijëve, Shahpaska: Kërkojmë rritjen e numrit të fëmijëve në grupe

D V

Maqedonia e Veriut mesatarisht e gatshme në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vlerëson KE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More