Muzika ka qenë gjithnjë hobi i tij, veçanërisht zhanre si, deep house, chill house, etj.
D.Polo ka realizuar një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me artistët ndërkombëtar, si Massivedrum, DaDxDee, Hreez.
Ai është tashmë një emër i afrimuar në industrinë e “Deep House”.
Me muzikën e tij inovative Dj Polo mund të konsiderohet tashmë si një Dj që di fare mirë të ndezë diskotekat shqiptare dhe ato të huaja.
Një tjetër sukses i D.Polo konsiderohen edhe performancat e tij në “Ministry of Sound”, i cili është labeli më i madh në botë sa i takon muzikës elektronike.
D.Polo është duke punuar së fundmi me disa projekte muzikore të cilat do të publikohen së shpejti për adhuruesit e muzikës house.

