Maqedoni TOP LAJM

D-r.Panovski: Na pret katastrofë nacionale nëse liderët dhe bashkësitë fetare nuk bëjnë thirrje për dëgjueshmëri

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Masat e reja restriktive do të japin rezultate, vlerëson mikrobiologu d-r.Nikolla Panovski në një deklaratë për Faktor. Ai thotë se të gjithë duhet ti respektojmë këto masa nëse nuk dëshirojmë të kemi një katastrofë nacionale, transmeton Zhurnal.

“Masat e kaluara që ishin sjellur gjatë veres kanë pasur efekt të madh në parandalimin e zgjerimit të koronavirusit. Edhe tani duhet të jetë ashtu, për arsye se qytetarëve nuk duhet të iu lejohet gjithçka. Thjeshtë shumë u relaksuan dhe tani janë të pritshme këto numra të të infektuarve të ri”, thotë d-r.Panovski.

Ai gjithshtu vlerson se gjendja epidemiologjike do të përkeqësohet. Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, Panovski pret që të kemi rritje të të infektuarve, sidomos në atë periudhë ka edhe shumë sëmundje tjera si kollitje, gripe sezonale, etj.

“Pres përkeqësim të gjendjes epidemiologjike sepse pas vendosjes së masave restriktive që sillen tani për tani, në objektet hotelierike, populli do të fillon të mblidhet nëpër shtëpi, të kemi ahengje shtëpiake dhe përsëri do të ketë të infektuar të ri. Unë vlersojë dhe propozojë, nëse nuk dëshirojmë të kemi katastrofë nacionale, duhet gjithë të mblidhen, mendoj partitë, por me të vërtetë gjitha partitë politike pa përjashtim dhe përfaqësues të bashkësive fetare të dalin publikisht, në televizion në pres konferencë të përbashkët dhe të japin apel që mos të ketë tubime masovike, kremtime të ditëlindjeve, dasma dhe gjithçka që nënkupton tubime masive. Vetëm kështu mund ta tejkalojmë krizën me pandeminë”, thotë Panovski.

Postime të ngjashme

Drejtpërdrejt: Kolonë kilometërshe në kufirin Bllacë-Han i Elezit (video)

Z H

Osmani – Zaharieva: Të intensifikohet dialogu politik në të gjitha nivelet

Z H

Intervistë/Bytyqi: “TVSH-ja ime”, nga janari do të rritet në 2400 denarë që do të i’u kthehen qytetarëve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...