Daçiq e falënderon Kinën për “mosnjohjen e Kosovës”

nga Xh M

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën si një nga partneret më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë, raporton “Tanjug”.

Vizita e Daçiqit vjen vetëm pak ditë pasi që Aleksandar Vulin ishte takuar në Rusi me presidentin rus Vladimir Putin.

Daçiq është takuar me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong. Gjatë takimit Daçiq e ka falënderuar Kinën për “mosnjohjen e Kosovës”.

“Po ashtu, zëvendëskryeministri e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, veçanërisht në qëndrimin e saj konsistent dhe të qartë për çështjen e mosnjohjes së të ashtuquajturës ‘Kosovë’, duke theksuar se Serbia mbështet politikën ‘një Kinë’”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More