Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Daçiq nuk ia përmend ambasadorit hebre njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, që njihet për fushatën lobuese kundër pavarësisë së Kosovës në botë, duket se është pajtuar me njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Në takimin e tij me ambasadorin e ri izraelit në Serbi, Jahel Vilana, as nuk e ka përmendur këtë temë, së paku jo në njoftimin për media.

Ky takim ndodhi pikërisht në ditën kur kryediplomati i Izraelit në një bisedë telefonike ia konfirmoi homologes kosovare se së shpejti dy vendet do ta zyrtarizojnë njohjen reciproke, duke i lidhur marrëdhëniet diplomatike.

Në njoftimin e MPJ’së së Serbisë për takimin e Daçiqit me diplomatin izraelit thuhet se gjatë bisedës palët erdhën në përfundim se marrëdhëniet dypalëshe dhe niveli i arritur i bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Izraelit janë të shkëlqyeshme, ndërsa shprehën gatishmërinë për të vazhduar aktivitet për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve, duke u bazuar në respektin e ndërsjellë.

Daçiq dhe Vilana u pajtuan se shkëmbimi i vizitave dhe mbështetja e dialogut politik do t’i japë një kontribut shtesë zhvillimit të mëtejmë të bashkëpunimit të gjerë ndërmjet dy vendeve, bën të ditur MPJ e Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb dhe ambasadori izraelit u pajtuan se ekziston hapësirë e madhe për përmirësimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë, të shkencës, të kulturës dhe të arsimit, ka njoftuar MPJ serbe.

Postime të ngjashme

Trillime, 6 vjet dhimbje e dënim i përjetshëm: Vazhdojnë dyshimet për historinë e Donjeta Pajazitaj

Dafina Vidishiqi

Konjufca: 12 qershori – sublimim i një rruge të gjatë dhe sakrificë përgjatë shekujve

Dafina Vidishiqi

MPJD: Serbët që kërkuan leje të enjten i refuzuam, ata që u kthyen mbrapsht sot s’kanë kërkuar leje

Dafina Vidishiqi

Konjufca: E kam të vështirë ta thërras Albinin kryeministër

Dafina Vidishiqi

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...