Kosovë

Daçiq: Prania e Trumpit do të ishte garantues i asaj që nënshkruhet

Zhurnal Ads

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë pritet të finalizohen sot.

Sipas tij, prania e presidentit amerikan në nënshkrimin e dokumentit ekonomik do të ishte një garanci.

“U përfol se do të ishte Nënpresidenti Pence ose Presidenti Trump … Nëse është e suksesshme, Trump sigurisht që do të jetë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes,” tha Daçiq për Prva TV, transmeton Klan Kosova.

Në ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, në orën 11:00 me orë lokale, që në Kosovë i bie të zhvillohet takimi në ora 17:00, transmeton Klan Kosova.

Postime të ngjashme

Kosova hap pjesërisht shkollat/ Mësim i koordinuar: Dy ditë në shkolla, tre ditë online

admin

Aksident komunikacioni në Prishtinë

admin

Pala serbe: Në Bruksel është hapur tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...