Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Daçiq thotë se marrëveshja me Kosovën është larg, kërkon përfshirjen në dialog të këtyre dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se dialogu me Kosovën nuk po shkon drejt një përfundimi të suksesshëm dhe fajin për këtë ia la palës kosovare.

Pala tjetër nuk dëshiron kompromis, por vetëm një shtet të pavarur”, tha Daçiq. “E vetmja gjë që ata duan është që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion ndaj Serbisë, si rezultat i së cilës Beogradi do ta njohë Kosovën. Kjo është e papranueshme për ne”, shtoi Daçiq.

I pyetur në lidhje me ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, Daçiq tha se Serbia mirëpret të gjithë ata që mund të ndikojnë pozitivisht në këtë proces.

“Por në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqësore, Rusia dhe Kina, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të përfshihen në këtë proces. Në fund të fundit, Këshilli i Sigurimit do të duhet të votojë për vendimin përfundimtar”, tha Daçiq.

Postime të ngjashme

Figurat e njohura, që mbetën jashtë Kryesisë së re të PDK-së

D V

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e PDK-së

D V

Ministria e Drejtësisë përfundon draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme

D V

Nëntë vatra zjarri aktive në Kosovë, gjendja më serioze paraqitet në Bjeshkët e Rugovës

D V

Rekomandohet auditimi i vendimeve të pesë vjetëve të fundit në KOSTT

D V

Osmani ia propozon Kuvendit për Auditore të Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...