Kosovë

Daçiq: Vuçiqi e refuzoi propozimin e SHBA-së që nënkupton njohjen e Kosovës

Zhurnal Ads

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, sonte deklaroi se nga Uashingtoni ka marrë informacion se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ashpër e ka hedhur poshtë propozimin e SHBA-së në takimin në Shtëpinë e Bardhë, që përfshin njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“Është e saktë se fleta me të gjitha propozimet që janë shfaqur në mediume, duke përfshirë edhe pikën 10 (që nënkupton njohje reciproke), ishte në tryezën negociuese në Shtëpinë e Bardhë. Mora informacion se Vupiqi ishte shumë brutal. Ai hodhi poshtë pikën 10, duke thënë se kjo është e papranueshme për Serbinë dhe se do të veprojë në harmonizim me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Daçiq për televizionin Pink, transmeton Beta.

Daçiq deklaroi se lista me testin “asnjëherë më parë nuk i është prezantuar delegacionit serb” dhe vlerësoi se bëhet fjalë për tentim për zgjerimin e temave në takimin në Uashington, sepse “është biseduar se ekonomia do të jetë në rend të parë”.

Vuçiqi dhe kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, pasdite i filluan negociatat dyditore në Shtëpinë e Bardhë. Nikoqir i takimit është i dërguari special i presidentit amerikan për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell dhe këshilltari për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Robert O’Brajan.

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, i cili gjendet në Uashington me Vuçiqin, para gazetarëve deklaroi se delegacionit serb i është dorëzuar një fletë, sipas të cilës Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Grenel menjëherë reagoi në Tuiter duke shkruar “Nuk është e saktë…”, se nga Vuçiqi është kërkuar ta njohë Kosovën.

Postime të ngjashme

Haradinaj për Mikullovcin: Baca Adem përmes artit, arriti ta mbajë gjallë ndjenjën kombëtare

admin

Vrasje në tentativë në Mitrovicë, policia arreston 21-vjeçarin

admin

Pas Prishtinës, Grenelli sot në Beograd

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...