Daçiqi nesër në Kumanovë në takim me Toshkovskin

nga Xh M

Beograd, 9 tetor  – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, udhëton për vizitë kthyese zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nesër, 10 tetor, në Kumanovë do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Në fund të muajit korrik të këtij viti në Beograd ministri Daçiq ka realizuar takim me ministrin Toshkovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Serbisë, në të cilën u bisedua për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje në sferën e Punëve të Brendshme. Me këtë rast, ministri Toshkovski i bëri thirrje ministrit Daçiq që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në fokus të bisedimeve të ministrit Pançe Toshkovski në Beograd me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme – Ivica Daçiq përveç bashkëpunimit të policisë ishte edhe lufta për përballje me krimin e organizuar dhe përmirësimin e bashkëpunimit në pjesën e vendkalimeve kufitare, ndërsa ishin dakorduar në gusht, patrulla të përziera të policisë në Ohër.

Sipas mediave në Serbi, temë e bisedimeve në Kumanovë janë proceset migruese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More