Dafina zbulon listën e këngëve të albumit “Dafinë Moj”, spikatin duetet me nënën e saj dhe Tunën

Ka kohë që Dafina Zeqiri e ka paralajmëruar albumin e ri të titulluar “Dafinë Moj”.

 

Këngëtarja e pëlqyer e skenës shqiptare është duke e finalizuar këtë projekt të madh, ndërsa kohë më parë kishte treguar se si do të dukej kopertina e albumit.

Gjatë të hënës, ajo e ka publikuar listën e këngëve, në të cilën ka paralajmëruar disa bashkëpunime mjaft interesante.

Pikërisht kënga që mban titullin albumi, “Dafinë Moj”, do të vijë si duet me nënën e saj, Melihate Zeqiri, për të cilën kishte thënë se edhe është dedikim.

Një bashkëpunim interesant pritet të jetë edhe me Altuna Sejdiun – Tunën. Kënga e titulluar “Sunny Hill” do t’i bëjë bashkë dy këngëtaret pas hitit të dikurshëm me 2po2, “Vibe”.

Disa prej këngëve përbërëse të albumit tashmë janë publikuar dhe ato janë shndërruar në hite. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Related posts

Arilena dhe Noizy publikojnë bashkëpunimin e ri “Murderer”

D V

Në fustan unik, Edona poston foto nga dasma që mbajti mbrëmë

D V

“Zyrtarisht pushimet mbaruan”, Bora Zemani iu jep fund pushimeve verore teksa shfaqet në bikini të zeza

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More