Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dafina Zeqiri: Frika shpesh na pengon të jemi të hapur për vështirësitë tona të shëndetit mendor

Përkujdesja ndaj shëndetit mendor është po aq e rëndësishme për secilin nga ne sikurse edhe atij fizik.

Dhe për këtë ka folur hapur edhe njëherë Dafina Zeqiri, si një nga artistet më motivuese të estradës shqiptare.

Ajo u ka bërë me dije fansave e ndjekësve se frika është një nga arsyet që na pengon të jemi të hapur për vështirësitë ndaj shëndetit mendor, megjithëse mund t’i thyejmë këto pengesa.

“Frika shpesh na pengon të jemi të hapur për vështirësitë tona të shëndetit mendor. Ne mund t’i thyejmë këto pengesa dhe të flasim më hapur kur dimë më shumë për problemet e shëndetit mendor dhe sa të zakonshme janë ato”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në Instagram.

Krijuesja e hitit “Zili Zili” ka etiketuar edhe titullin e këngës së re “Duro”, por nuk ka zbuluar nëse këto do të përfshihen në projektin e radhës.

Artistja e njohur gjithashtu së shpejti pritet të sjellë edhe albumin e ri të kompletuar “Dafinë moj”.

Postime të ngjashme

Rihanna dhe A $ AP Rocky qëndrojnë gjithë natën në një studio muzikore dhe dalin në orët e para të mëngjesit

D V

Flokë kaçurrele e grim perfekt, Mimoza Shkodra mahnit me dukjen

D V

Dua Lipa publikon klipin “Demeanor”, në bashkëpunim me artistin e ndjerë Pop Smoke

D V

Përmes fotografive të fundit, Aurela Hoxha konfirmon së është bërë nënë për herë të parë

D V

Rita Ora guxon dhe eksperimenton me kombinimin drastik në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”

D V

Shakira rrezikon të shkojë në burg, akuzohet për 6 vepra penale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...