Dafina Zeqiri i blen karrocë Lamborghini djalit të saj, kap vlerën e mbi katër mijë eurove

nga D. V.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një djali.

Artistja është e përkushtuar ndaj detajeve dhe këtë gjë e tregoi edhe së fundmi përmes rrjeteve sociale.

Ylli i estradaës ndau me ndjekësit se ka blerë një karrocë të veçantë për të birin nga lloji ‘Silver Cross Automobil Lamborghini Reef Al Arancio’, që kushton mbi katër mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

Një edicion i limituar me vetëm 500 ekzemplarë në të gjithë botën, por që nuk mund t’i mungonte krijueses së hitit “Për ty”.

Karroca ekskluzive erdhi e shoqëruar me një letër të personalizuar nga CEO i Lamborghinit, Nick Paxton, i cili i uroi familjes së re shëndet dhe gëzim në këtë kapitull të ri.

Foto: Screenshot/Instagram

Dafina po e shijon këtë periudhë tejet shumë, ndërkohë që nuk është ndalur me paraqitjet edhe nëpër mbrëmje e koncerte.

Pavarësisht kritikave, ajo ka qenë nëpër koncerte jashtë e trojeve shqiptare. 

Foto: Screenshot/Instagram

 

Foto: Screenshot/Instagram

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More