Dafina Zeqiri publikon në Spotify këngën e re “Karma”

Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.

 

Por, Dafina ka shuar kureshtjen e fansave duke lansuar një këngë të re nga ky album.

Këngëtarja ka publikuar këngën “Karma”, e cila u lansuar fillimisht në platformën Spotify, ndërsa është realizuar edhe me videoklip që pritet të vijë së shpejti.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Përmes disa fotografive në Instagram, ku Dafina shihet pranë të dashurit DJ Geek, ka njoftuar se kënga tashmë është publikuar.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Psst… kënga ime e re Karma është publikuar…tregoi mikut”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës.

E veçanta e këtij albumi është se Dafina do të sjellë një këngë edhe me nënën e saj, Melihate Zeqirin. 

Related posts

Afërdita Dreshaj duket atraktive me fustan të hapur deri tek pjesa intime

Lea Muslija

Lori Hoxha zbulon frikën e saj më të madhe

D V

Për 52 vjetorin e saj, JLo publikon foto duke u puthur me partnerin Ben Affleck

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com