Dafina Zeqiri uron të dashurin e saj DJ Geek për ditëlindje

DJ Geek, sot (e premte) po feston ditëlindjen dhe një urim nga e dashura e tij, Dafina Zeqiri nuk ka munguar.

 

Në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur ka postuar një fotografi ku shihet në krahët e partnerit të saj, ndërsa ka bërë urimin në këtë ditë të veçantë për të.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit që ka shkëputur nga pushimet e dyshes.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në anën tjetër edhe Genci (emri i vërtetë i DJ Geek), ka falënderuar këngëtaren duke i thënë: ” Të dua më shumë, faleminderit për gjithçka”.

Kujtojmë që Dafina ka kohë që ka filluar me dhurata për ditëlindjen e DJ-të të saj personal i cili në të njëjtën anë është edhe partneri i saj tash e sa kohë, dhe një e tillë me siguri që nuk do të mungojë as sot.

Ndërkohë, Dafina është drejt finalizimit të albumit më të ri “Dafinë moj”, që pritet të publikohet shumë shpejti dhe kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Lyrical Son “Llafe llafe”. 

Related posts

Jasmina dhe Ola rregullojnë marrëdhëniet? Vajzat shfaqen sërish bashkë!

D V

Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri “Karma”

D V

Romanca e fshehtë e Kate që “çmendi” princin William; Ka ndodhur në një kohë jo shumë të mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More