Medicina Rekomanduar TOP LAJM

“DailyNews.mk”: Analizë / Investimet më të mëdha të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor mund të nxisin pajtimin rajonal

Shkup, 6 tetor – Ballkani shpeshherë duket se ka pasur probleme në të kaluarën , ose ndonjëherë duket se thjesht “ngec në baltë”. Një nga problemet më të vështira në rajon është ngërçi Serbi-Kosovë. Pasojat e luftës 1998–99 dhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës një dekadë më vonë. Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës mbetet e papranueshme. Ky moment ka çuar në izolimin e të dy vendeve nga rrjedha perëndimore, ka penguar zhvillimin e tyre ekonomik dhe ka penguar aftësinë e tyre për t’u integruar në ekonominë globale. Gjithashtu ky ngërç i lë këto vende, veçanërisht Serbinë, të hapur ndaj ndikimit të aktorëve jo-perëndimorë, të tilla si Rusia dhe Kina. Bashkimi Evropian është përpjekur të bashkojë të dy palët gjatë dy dekadave të fundit, por këto përpjekje kanë dhënë pak përparim. Deri vitin e kaluar, të dy palët mbetën të bllokuara në një “moçal” të tensioneve në rritje dhe ndëshkimeve reciproke.

Marrëveshja e Uashingtonit mund të shërbejë gjithashtu për t’iu kundërvënë ndikimit rus në Serbi, ku forcat në terren tashmë janë zhvendosur pas takimit në Shtëpinë e Bardhë. Media që tradicionalisht e lavdëronin Rusinë, tani papritmas po lavdërojnë Shtetet e Bashkuara, ndërsa qeveria që u kritikua për përpjekjen për t’u “ulur në dy karrige” midis Lindjes dhe Perëndimit kritikoi ashpër Rusinë për negativitetin e saj ndaj marrëveshjes së Uashingtonit.

Kina bëri një përpjekje të madhe për të përfituar kah vetja Ballkanin Perëndimor në ditët e përhapjes së krizës me koronavirusin, duke dërguar ngarkesa me maska ​​dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale në Beograd, Shkup dhe Banja Lukë. Në Serbi, kjo ndihmë mori një mbulim të konsiderueshëm në media dhe u promovua shumë nga qeveria. Ky rast erdhi në krye të një serie investimesh të fundit në infrastrukturë dhe industri, duke përfshirë ndërtimin e urave, rrugëve dhe hekurudhave, blerjen e një fabrike çeliku dhe një pajisje minierash dhe ndërtimin e një fabrike gomash. Investime të tilla kanë përfituar një pjesë të mirë të popullatës e cila ishte e dëshpëruar për zhvillimin ekonomik dhe nga një qeveri e etur për të dhënë përfitime të prekshme për njerëzit e saj. Hyrja e SHBA-së në këtë përpjekje të zhvillimit ekonomik duhet të sigurojë një alternativë të mirëpritur dhe më transparente ndaj modelit kinez…. MË TEPËR KLIKO KËTU

Postime të ngjashme

Poposki: Mund të jem kandidat për kryetar të VMRO por vetëm në rrugë legjitime

T E

Masat anti-Covid, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore

admin

Substanca e ëmbël që ju duhet për të rregulluar tretjen problematike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...