Maqedoni TOP LAJM

“Dailynews.mk”: Arsimi në Maqedoninë e Veriut është futur në kaos!

Zhurnal Ads

Shkup, 03 tetor, Zhurnal.mk –

Shkup,3 tetor –Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut filloi me një muaj vonesë për shkak të pandemisë. Por, edhe pse arsyetimi ishte që duhet kohë të përgatiten me platforma të reja të mësimit, nxënësit vazhdojnë të keni probleme të shumta. Nuk punon platforma nacionale për mësim online, disa shkolla po i bojkotojnë mësimet ndërsa të tjerët vazhdojnë  të keni probleme me kushtet elementare. A po shkon Maqedonia e Veriut në kaos të arsimit!

Mbi 40mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

Më 1 tetor ka filluar edhe zyrtarisht fillimi i vitit të ri shkollor 2020-21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim. Mësimi me prezencë fizike do tu lejohet 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjek mësimin nga distanca.

Për shkak problemeve të vazhdueshme me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të filloj përkohësisht në “Microsoft Teams”. Kyçja e nxënësve është problem. Shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do jetë problem. Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura.

Klasat me mbi 20 nxënës tashmë ishin ndarë në grupe. Mësimdhënësit do të bëjnë punë të dyfishtë. Siç thonë ato, do të ballafaqohen me vështirësi të ndryshme…. MË TEPËR KLIKO KËTU

Postime të ngjashme

Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

T E

Opozita e fortë nuk do të lë “rahat” Qeverinë e brishtë!

XH,I

Reparti i dializës do të trajtojë pacient me Covid 19 në Gostivar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...