Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Medicina TOP LAJM

“DailyNews.mk”: Mbyllja e kufijve do ta mbytë ekonominë

Zhurnal Ads

Shkruan, DailyNews.mk

Shkup, 27 tetor – Përkeqësimi i situatës dhe rritja e të infektuarve me virusin Covid 19 ka bërë që institucionet të mendojnë për të ndërmarrë të gjitha masat që të pengojnë shkatërrimin e sistemit shëndetësor. Një prej masave që mendohet është edhe mbyllja e sërishme e kufijve dhe karantinimi siç kishte qene në fillim të pandemisë. Por, gabimi që u bë në të kaluarën duhet të mos lejohet të përsëritet edhe një herë sepse në këtë mënyrë do të shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit që do të ketë pasoja të pakthyeshme.

22 të vdekur dhe 561 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1901 teste, prej të cilëve 561 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë, ndërsa betejën me Kovid 19 e kanë humbur gjithsejtë 22 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i të vdekurve 919, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 7408.

Kuvendi voton nevojën e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse

Kuvendi sot duhet të votojë nevojën e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Palët janë pajtuar që në seancën plenare të së martës nevoja të votohet me procedurë të shpejtë. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke folur për nevojën e këtij ligji theksoi se policia do të ketë të drejtë ndërhyrje në grumbullime në kundërshtim me ligjin, ose me denoncim paraprak nga qytetarët. Për rëndësinë e miratimit të ligjit foli edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili kërkoi votimin e tij sa më shpejtë të jetë e mundur për shkak të ballafaqimit më efikas me pandeminë. Me ndryshimet e fundit parashikohet mbajtja e obligueshme e maskave në ambiente të hapura, ndalesa për grumbullimin e më shumë se 4 personave pas orës 22 dhe ndalesa për grumbullime familjare.

Mbyllja do ta mbytë ekonominë

Mbylljen e kufijve po e pësojnë më së rëndi bizneset që kanë ndërvarësi mes shteteve, sidomos me Kosovën dhe Shqipërinë. Odat ekonomike dhe afaristë nga të dyja anët e kufirit paralajmërojnë se  një mbyllje e sërishme do të gjunjëzojë bizneset e vogla dh etë mesme.

Edhe për qytetarët edhe për konsumatorët do të jetë një pengesë e madhe pasi dihet se në vendin tonë një pjesë e madhe e konsumatorëve vijnë nga Kosova, ndërsa ekonomia e Maqedonisë së Veriut bazohet në konsum. Në këtë krizë pandemie kur shteti kaq shumë ka nevojë për mjete të gatshme të tilla janë të panevojshme dhe pengesë për biznesin.

Dëmet nga e kaluara janë të mëdha në dy drejtimet, pengesat në shkëmbimin e mallrave, por edhe të fuqisë punëtore. Sepse një pjesë e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut janë të punësuar në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Lidhja është e ngjashme edhe me Shqipërinë, prandaj mbylla e kufijve do të jetë një katastrofë e re ekonomike.

Maqedonia e Veriut këmbimin më të madh tregtar për disa vite rresht me bilanc pozitiv e ka vetëm me Kosovën. Por, sipas ekonomistëve që nga mbyllja e kufijve në periudhën e pandemisë vendi ynë ka pësuar humbje në eksport për 20% dhe në import 18% vetëm me Republikën e Kosovës.

Gjithçka, vetëm jo karantinë e mbyllje të kufijve

Izolimi i vendit në të kaluarën ndoshta ishte pengesë për ndalimin e hovit të pandemisë, por është fakt se ishte një nga situatat më të vështira që kanë kaluar qytetarët në vitet e fundit. Edhe në kohë të luftërave, qarkullimi dhe lëvizja kanë qenë të mundshme, ndërsa në kohën e pandemisë u bllokua gjithçka, prandaj është e rëndësishme që të gjitha shtetet, por edhe Maqedonia e Veriut të ndërmarrë të gjitha hapat vetëm e vetëm mos të lejojë që të vijë punë në izolimin e sërishëm total të vendit.

Aeroporti i Shkupit duhet të mbetet i hapur dhe qytetarët të kenë mundësi të vijnë e të shkojnë nga vendlindja e tyre, ndërsa kontrollet të bëhen në mënyrë të shtuar në aeroport. Në të njëjtën gjë, duhet të ndodhë edhe në kufijtë tokësor, ku mund t’iu matet temperatura qytetarëve dhe në këtë formë të parandalohet një infektim më i madh.

Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me këtë virus, sepse nëse jo virusi, popullatën do ta mbysë varfëria.  U dëshmua edhe në të kaluarën se numri i atyre që janë të infektuar dhe vijnë nga shtetet e huaja është shumë i vogël, prandaj nuk ka asnjë arsye shtesë që të mbyllen kufijtë.  Shteti duhet të vazhdojë të mbajë nën kontroll popullatën, por njëherësh edhe vetë qytetarët duhet të kenë kujdes që mos të vijë deri te grumbullimi i panevojshëm dhe të mbajnë rekomandimet e zakonshme, maskë, pastrim i duarve dhe distancë fizike.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kuvendi debaton për buxhetin për vitin 2021, përmes debatit dhe çështjes me Bullgarinë dhe propozimin për lëndën e historisë

T E

Afrim Gashi uron kreun e ri të BFI-së

T E

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela në takim pune në Agjencinë e Mërgatës të RMV-së

E.E.

Mbledhja e ministrave të ekonomisë dhe CEFTA nesër në Sofje

Z H

Zaev: Gruevski është organizatori kryesor i ngjarjeve të 27 prillit

E.E.

Droga në Haraçinë, ASH: Policia kërkon të prishë imazhin e Haraçinës

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...