Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

“DailyNews.mk”, Partitë mos të frikësohen nga numrat e regjistrimit, por nga manipulimet me regjistrimin!

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Regjistrimi i popullatës herë pas here kthehet në top-temë në Maqedoninë e Veriut sepse është pika më e ndjeshme në gjith sistemin kushtetues të këtij vendi. Si askund në botë, kushtetuta është e lidhur me numra të përfaqësimit adekuat të bashkësive etnike dhe çdo lëvizje e numrave, nënkupton pasoja në respektimin e kushtetutës dhe të gjithë sistemin juridik në Maqedoninë e Veriut.  Së fundmi, kryeministri Zaev ka thënë se pavarësisht rezultateve nuk do të ketë as ndryshime kushtetuese dhe as ndryshim të Marrëveshjes së Ohrit, në të cilën shqiptarët llogariten si populli i “20 për qindëshit”, i cili në bazë të kësaj përqindje i siguron të drejtat e veta.

S’ka ndryshime të Kushtetutës pavarësisht rezultateve të regjistrimit

Kryeministri Zoran Zaev edhe njëherë ka përsëritur se regjistrimi I popullsisë do të ndodh në muajin prill të vitit 2021 dhe nuk ka arsye që të anulohet. Ai nënvizoi se pa dallim rezultatit nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës e as të Marrëveshjes së Ohrit.

“Prill 2021 është muaji i zbatimit të regjistrimit. Regjistrimin e kemi anuluar ngase Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohen për disa muaj për shkak pandemisë, ndërsa ishim pajtuar për gjithçka. Tani e shoh se hapin disa debate nëse do të ndryshohet kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit. Kam thënë njëqind herë se rezultatet e regjistrimit nuk ndikojnë në kushtetutën dhe në Marrëveshjen e Ohrit. Të shkarkohemi nga kjo punë. Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak zhvillimit të barabartë, parametrave ekonomike, statistikave të cilat na duhen në shtet”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

Tekstin e plotë mund ta lëxoni KËTU

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...